INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalohet ndërtimi i dy Hec-eve, Balluku: Prishim kontratat

Ndalohet ndërtimi i dy Hec-eve, Balluku: Prishim kontratat

Publikuar më: 13:24 30-03-2019

Pasi zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e zonës, ministrja e Infrastrukturës Belinda Ballku njoftoi se do të anulojë ndërtimin e dy hidrocentraleve ne lumin Urakë në zonën e Kurbneshit. Vendimi sipas saj është bazuar nga ankesat e mbërritura në platformën e bashkëqeverisje ndërsa hapësira përreth është pjesë zonave të mbrojtura.

“Qeveria është shumë e ndjeshme ndaj kërkesave të komunitetit dhe duke qenë se kjo zonë është shpallur një zonë e mbrojtur, këtu nuk do të lejohet ndërtimi i këtyre dy HEC-eve. Kjo është një zonë e mbrojtur, kështu që dhe në të ardhmen ju nuk do keni problematika të tjera”, u shpreh Balluku.

Ministrja tha se qeveria ka në fokusin e saj nxitjen e investimeve, por pa cenuar interesat e qytetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0032968521118164