INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Unë të fal, por nuk të falin...’’, Duda ka një mesazh për Feron pas komenteve ofenduese që i bëri[FOTO]

‘’Unë të fal, por nuk të falin...’’, Duda ka një mesazh për Feron pas komenteve ofenduese që i bëri[FOTO]

Publikuar më: 19:52 13-05-2019

Duda dhe Fero para pak ditësh nisën le të themi një “sherr” midis tyre, siç tashmë jemi mësuar në botën e Hip-Hop-it.

Pas një mungese të gjatë në “Instagram”, reperi i grupimit Double G ka vendosur të lërë një koment në llogarinë e reperit të ri ku shkruante në formë ironie se ai nuk ka për të qenë kurrë një reper dhe se ai është sulmuar shumë herë fizikisht nga të tjerët.

I menjëhershëm ishte reagimi i Feros, ku komentonte se Duda është shumë i vjetër dhe nuk ka arritur kurrë suksese si të tija, kur ishte në moshë të njëjtë.

Më pas në një video live me fansat Fero vazhdoi të komentonte mbi këtë temë duke u shprehur se Duda po e përdorte për të marrë famë nga ai.

Duda e ka agravuar më tej situatën ku në “Instastory” ka shpërndarë një shkrim që thoshte se do t’i vinin tek shtëpia së bashku me grupin e tij.

Tashmë reperi i ka dërguar një mesazh të ri Feros në lidhje me këtë çështje:

‘Unë s’mirrna me fmijë se boll të mitë jam tu i rrit e tu msu… TA KOM FAL UNË a fansat qka bojn nuk jap pergjegjsi…’.

Nuk e dimë ende se çfarë ka ndodhur, por nga postimi i Dudës duket sikur Fero i ka kërkuar falje, gjë të cilën ai është i gatshëm ta bëjë, por duke shtuar se nuk mban përgjegjësi për atë që fansat e tij mund të bëjnë.

Article Logic
Execution time: 0.0037171840667725