INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Unaza e Re'', protestuesit shoqërohen në polici pasi bllokuan rrugën, Rama: Nuk ka negociata!

''Unaza e Re'', protestuesit shoqërohen në polici pasi bllokuan rrugën, Rama: Nuk ka negociata!

Publikuar më: 00:04 14-11-2018

Policia ka shoqëruar disa nga protestuesit e zonës së Astirit, të cilët kundërshtuan mes thirrjeve projektin e “Unazës së Re”, i cili parashikon prishjen e mbi 300 shtëpive dhe bizneseve në këtë zonë.

Nga të dhënat e para nuk dihet ende numri i të shoqëruarve drejt komisariatit nr.6, ndërsa në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetë të opozitës.

Me pankarta në duar ata kërkuan që pushteti të mbajë duart larg prishjes së shtëpive të tyre. Në shenjë revolte ata dogjën edhe flamurin e Rilindjes, flamur të cilin e përdori në fushatë partia Socialiste.

Ndërkohë që teksa ishte i ftuar në Repolitix, kryeministri Edi Rama, ka folur për këtë protestë. Rama tha se do veprohet ashtu siç e parashikon ligji, duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë negociata me banorët, ashtu siç kanë kërkuar këta të fundit.“Në vitin 2018 diskutohet që mund të imponohesh me forcë kundër interesit publik, kundër ligjit dhe interesit publik janë të tepërta ta diskutojmë. Unaza e madhe është një vepër e domosdoshme në realizim e sipër. Në atë segment aty është një nga pjesët e bllokimit, se kuptoj si mund të diskutojmë sot, jo dogjën gomat, jo po e dogjën flamurin”, tha Rama.

“Ligjet janë të qarta, patjetër ka familja ka biznese kudo ka pasur kudo ka prevaluar interesi publik, për ata që kanë pronën të ligjshme ka kompensim sipas ligjit, ata që se kanë u jepet nga paratë e taksapaguesve një bonus qiraje për tre vite, për tre vite i paguan shteti qiranë derisa të gjejnë strehim. Shtëpia që u prishen është e paligjshme”, shtoi kreu i qeverisë.

“S’mund të prevalojë një ushtrim force i kotë dhe i nxitur nga opozita që s’ka asnjë shpresë, asnjë rrugë, është e dëshpëruar dhe ku ti gjejë njerëz që ti nxisi dhe ti përdori si mish për top”, deklaroi shefi i ekzekutivit.

Article Logic
Execution time: 0.0039820671081543