INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata jep dënimin për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij, kryeministri Rama bën këtë paralajmërim! [FOTO]

Gjykata jep dënimin për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij, kryeministri Rama bën këtë paralajmërim! [FOTO]

Publikuar më: 22:48 13-11-2018

14 vite burg për Emiljano Shullazin. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda. Po ashtu togat e zeza dhanë vendimin edhe për pjesëtarët e bandës së tij, duke i dënuar në total me 55 vite burg. Kështu mbështetësi i tij kryesor Gilmando Dani u dënua me 12 vite burg, Endri Qyqa dhe Endri Zela me nga 10 vite burg. Ndërkohë Blerim Shullazi u denua me 9 vite heqje lirie.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dënimin që u dha sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin. Kreu i qeverisë i ka kthyer përgjigje opozitës, që e akuzon se Shullazi ka lidhje me qeverinë e tij.

“U fol për Shullazin, as emrin nuk ia kam përmendur, dhe sot ai dënohet 14 vjet. Tani këtë person e krijoi PS? E krijova unë? Apo ishte i kudondodhur? Kush e arrestoi”, deklaroi Kryeministri Edi Rama në emisionin Repolitix.

“Si ka mundësi që ata thonë është kapur drejtësia është kapur drejtësia. Ata janë tanët, ata janë tanët. Ja kemi rastin e Shullazit. Ajo gjykata që është e kapur nga ne e dënoi me 14 vite burg.

Policia ka një urdhër. As majtas as djathats. Të doli para bjeri nuk ka dallime”,- u shpreh Rama i cili paralajmëroi se këtë punë që kanë bërë deri tani ministrat e Brendshëm, do ta vazhdojë edhe Sandër Lleshi.

Rama tha se Meta ka dy alternativa për të mbërritur te dekretimi i Lleshajt si pasues i Fatmir Xhafajt.

Presidentit i është dhënë mundësia të kërkojë tërheqjen e Sandër Lleshajt nga çdo lloj statusi publik. Ose nëse nuk pajtohet me të, do të ushtrojë si president çdo kompetencë për ta çdekretuar Sandër Lleshin dhe për t’a dekretuar sërish. Një ushtarak aktiv, s’mund të ushtrojë detyën e ministrit, por fare mirë tërhiqet nga statusi i tij, në momentin kur vendoset si ministrit. I kemi dhënë mundësinë të zgjedhë çfarë të dojë. Në të dyja rastet, këto të dyja çojnë tek dekretimi i ministrit të Brendshëm”, tha kryeministri.

edi.png

Article Logic
Execution time: 0.002547025680542