INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ultimatumi i Presidentit Meta: Anuloni projektin e Unazës së Re

Ultimatumi i Presidentit Meta: Anuloni projektin e Unazës së Re

Publikuar më: 17:00 03-02-2019

Pas takimit me një përfaqësi të banorëve të Astirit, presidenti Ilir Meta ka dhënë qëndrimin publik për projektin e Unazës së Madhe.

Meta i ka dhënë shuplakë institucioneve publike, pasi shprehet se nuk i kanë dhënë informacionin e kërkuar për segmentin rrugor 'mbikalimi i pallatit me shigjeta-rrethrrotullimi i sheshit 'shqiponja', pavarësisht se pretendon se kjo kërkesë i është bërë disa herë.

Gjithashtu Meta ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të projektit të Unazës së Madhe, pasi sipas tij ka konstatuar se paraqet shkelje të shumta ligjore

Presidenti Meta i ka bërë një thirrje të fortë Prokurorisë për nisjen e menjëhershme të hetimeve lidhur me këtë çështje. E kjo pasi, siç argumenton në qëndrimin e tij, Kreu i Shtetit me këtë projekt është cënuar rëndë rendi juridik dhe kushtetues.

ARGUMENTAT E PRESIDENTIT


– Presidenti i Republikës, vlerëson se kjo sjellje e institucioneve publike për mosdhënien e informacionit të kërkuar nga Kreu i Shtetit është jashtë çdo llogjike normale të funksionimit të institucioneve shtetërore në një vend demokratik.

– Drejtuesit e këtyre institucioneve kanë kryer një shkelje të rëndë të nenit 92/h të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi që përcakton kushtet e së drejtës së informimit, pasi kanë shmangur zbatimin dhe detyrimin kushtetues dhe ligjor me mosdhënien e informacionit ndaj Presidentit të Republikës.

– Mosdhënia e informacionit ndaj Presidentit të Republikës, i cili është kërkuar në mënyrë të përsëritur prej Tij, forcon bindjen se, këtij projekti i ka munguar qëllimisht transparenca në çdo hallkë të procesit në kundërshtim me rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Shqipërisë.

– Presidenti i Republikës, inkurajon Prokurorinë e Republikës së Shqipërisë që të kryejë një hetim të gjithanshëm mbi këtë çështje në të gjitha dimesionet e saj, pasi shkeljet në realizimin e këtij projekti janë të rënda, evidente dhe në kundërshtim me gjithë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0050590038299561