INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debati për kreun e KLSH-së, Meta: Udhëhiqem nga interesi kombëtar

Debati për kreun e KLSH-së, Meta: Udhëhiqem nga interesi kombëtar

Publikuar më: 12:52 24-01-2019

Presidenti Ilir Meta, i përgjigjet zërave të mazhorancës lidhur me të propozuarin e tij Bahri Shaqiri, për postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Teksa mazhoranca pretendon se Shaqiri, nuk plotëson kushtet dhe më konkretisht kriterin e përvojë profesionale financiare, Meta tha se veprimet e tij bazohen në Kushtetutë.

“Kushtetuta, interesi kombëtar dhe interesi publik janë të vetmet që udhëheqin aktet edhe parimet e mia”, u shpreh Meta.

Deklarata e tij u bë teksa vendosi lule para bustit të Ismail Qemalit në Tiranë, me rastin e 100 vjetorit të ndarjes nga jeta.

Ndonëse gazetarët këmbëngulën për të marrë sërish një koment mbi delegimin e kompetencave të ministrit të Jashtëm nga Kryeministri Edi Rama, te zëvendësministri Gent Cakaj, kreu i shtetit theksoi mesazhin e dhënë një ditë më parë se nuk ka asnjë koment për organizimet e brendshme të qeverisë apo pushtetit vendor.

Article Logic
Execution time: 0.0029041767120361