INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i KLSH-së, abuzimet financiare 957.3 milionë euro. Kryesojnë koncesionet…

Alarmi i KLSH-së, abuzimet financiare 957.3 milionë euro. Kryesojnë koncesionet…

Publikuar më: 11:53 05-12-2018

Kontolli i Lartë i Shtetit ka konstatura abuzime të rënda financiare përgjatë auditimeve nga janari në shtator. Vlera e përgjithshme rezulton të jetë kolosale, rreth 957.3 milionë euro. 

KLSH rendit edhe sektorët, ku është konstatuar edhe dëmi më i madh.
Në fushën e të ardhurave rekordin e mban pjesa e shitjes, qirasë, koncesioneve dhe Partneriteve Publike Private me 2.1 miliardë lekë pasuar nga Doganat me më shumë se 1 miliardë lekë e më pas vijnë me radhë grupi “Të tjera” me 295 milionë lekë dhe në fund Tatim-Taksat me 223 milionë lekë abuzime.
KLSH raporton se në kahun e shpezimeve tek shkelja e disiplinës financiare janë konstatuar pagesa të kundraligjshme në vlerën 62 miliardë lekë, procedura prokurimi kontrata dhe zbatim punimesh 3.5 miliardë lekë dhe shpenzime operative 4.7 miliardë lekë.
Për periudhën janar-shtator KLSH kreu 148 auditime nga të cilat 102 janë të shyrtuara dhe pjesa tjetër janë në proces. Ndaj mendohet që abuzimet financiare të jenë dhe më të larta.

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326