INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulje temperaturash? Surprizon moti, ja çfarë pritet të ndodhë nesër! [FOTO]

Ulje temperaturash? Surprizon moti, ja çfarë pritet të ndodhë nesër! [FOTO]

Publikuar më: 18:53 13-11-2018

Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke ndikuar mot të kthjellët në Shqipëri. Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, më të theksuara në zonat Verilindore- Juglindore.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit deri në 0°C në zonat malore po ashtu edhe mesdita sjell rënie të tyre duke bërë që maksimumi në rang vendi të arrijë deri në 24°C.

Era vijon e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verilindor-Lindor, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

rond.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032708644866943