INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë. Babai rrëzohet nga shkallët me djalin në krahë. Foshnja 2 muajshe vdes në spital

E rëndë. Babai rrëzohet nga shkallët me djalin në krahë. Foshnja 2 muajshe vdes në spital

Publikuar më: 19:55 13-11-2018

Një aksidenti tragjik ka ndodhur në Itali , ku një fëmijë vetëm dy muaj vdiq në krahët e babait të tij, pasi ky i fundit humbi ekuilibrin dhe ra nga shkallët. Ngjarja ndodhi në Ponzano Veneto në Treviso.  Personi që humbi ekuilibrin ishte polic. Ai  ishte duke hedhur hapin e fundit kur rrëshqiti. Megjithëse u përpoq që të mbronte djalin e tij të mitur, Martinon nuk ja arriti.  Koka e fëmijës u përplas me forcë  në derë. Gjendja e bebit ishte e rëndë. Ai vdiq në spital. Fillimisht foshnja ishte stabilizuar dhe intubuar, pastaj urgjentisht u dërgua në spital në Treviso nga ku, pak pas, ai u transferua me helikopter në spitalin e Padova. Por disa orë më vonë gjendja e Martinos u përkeqësua dhe zemra e tij e vogël u ndal.

Article Logic
Execution time: 0.0023200511932373