INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulet numri i aksidenteve rrugore, po ndërgjegjësohen shqiptarët?!

Ulet numri i aksidenteve rrugore, po ndërgjegjësohen shqiptarët?!

Publikuar më: 16:32 22-06-2019

Një nga gjërat që konsiderohet si punë e vështirë në Shqipëri është dhe ngarja e makinës pasi një pjesë e drejtuesve të mjeteve nuk respektojnë sinjalistikat rrugore.

Por duket se njerëzit po ndërgjegjësohen pasi INSTAT tregon se për muajin Maj të vitit 2019, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 25.8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Maj 2019 numërohen 115 aksidente rrugore në vend, ndërsa në Maj 2018, ky numër ka qenë 155.

Nëse do të gjykohej vetëm nga muaji Maj, do të ishte e vështirë të thuhej se shqiptarët kanë filluar të jenë më të përgjegjshëm gjatë dhënies së makinës.

Por, duke parë statistikat e INSTAT, në periudhën Janar – Maj 2019, ka pasur 583 aksidente rrugore, ndërsa në pesëmujorin e parë të vitit 2018, numërohen 659 të tilla.

Përgjatë kësaj pjese të parë të 2019, aksidentet rrugore janë ulur me 11,5 %, krahasuar me janar – maj 2018.

Edhe pse një tregues pozitiv për periudhën e deritanishme, mbeten për t’u parë statistikat e fundvitit për të gjykuar saktësisht mbi nivelin e ndërgjegjësimit gjatë drejtimit me automjete.

Article Logic
Execution time: 0.0029029846191406