INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dështon plani Merkel-Makron. Nuk do të ketë takim Kosovë Serbi

Dështon plani Merkel-Makron. Nuk do të ketë takim Kosovë Serbi

Publikuar më: 17:02 22-06-2019

Kabineti i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se takimi midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahet në Paris më 1 korrik, nuk do të mbahet.

Takimi, nën organizimin e Macronit dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, është paralajmëruar gjatë një takimi të formatit të ngjashëm në Berlin, në fund të prillit.

Të enjten, edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, paralajmëroi mundësinë që samiti në Paris të mos mbahet.

"Nëse përgatitjet shkojnë mirë, do të mbahet me siguri. Nëse jo, mund të shtyhet", tha Haradinaj në një konferencë shtypi.

Të premten, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi se takimi në Paris nuk do të zhvillohet. 

Article Logic
Execution time: 0.0039150714874268