INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulefone Armor 3T, telefoni më rezistent në botë

Ulefone Armor 3T, telefoni më rezistent në botë

Publikuar më: 10:12 05-10-2018

Ulefone Armor 3T është telefoni i parë me "walkie talkie" të integruar dhe ka mbijetuar tashmë një numër testesh të qëndrueshmërisë me pikë të plota. Për të verifikuar më tej qëndrueshmërinë e tij, prodhuesi ka lëshuar një video të re me një "test të rrëzimit të makinave" ekstreme: a do të rezistojë smartphone kur një makinë kalon në ekranin e saj?

Gjatë testit, smartphone përballet me situata të ndryshme: është një ditë me shi dhe shoferi kalon me rrota të një automjeti që peshon më shumë se 1 ton sipër pajisjes. Ulefone Armor 3T është në gjendje t'i rezistojë disa herë kalimit, duke ruajtur funksionimin dhe të gjitha tiparet e disponueshme. Kjo është e mundur në sajë të mbrojtjes që rrjedh nga certifikimi MIL-STD-810G dhe gjithashtu në sajë të certifikimit IP68 / IP69K për rezistencë ndaj lëngjeve dhe lagështisë.

Instagram Banner

Armor 3T është ende një smartphone për profesionistët ose për njerëzit që i duan sportet ekstreme dhe aventura, dhe funksioni "walkie talkie" është sigurisht një shtesë e shkëlqyer në disa rrethana. Për të përmendur se funksioni mbështetet nga hardweri, dhe jo nga softweri, dhe funksionon edhe në mungesë të sinjalit të rrjetit, ashtu si një "walkie talkie " i vërtetë. Për të mbështetur të gjithë këtë, ka gjithashtu një bateri të madhe prej 10.300 mAh, e cila ofron një autonomi shumë të lartë operacionale.

Në një nivel teknik ne gjejmë një procesorë Octa-core me 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshëm, ndërsa për pjesën fotografike ka një sensor 21 MP Sony në pjesën e pasme, dhe një sensor 8 MP për selfie dhe video thirrje. Ulefone Armor 3T mbështet zhbllokimin nëpërmjet njohjes së gishtërinjve dhe fytyrës, është në përputhje me rrjetet globale të LTE-së, ka një modul NFC dhe ju lejon të bëni pagesa contactless me anë të Google Pay. Do të shoqërohet me Android 8.1 Oreo.

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221