INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UKT: Kush shpërdoron ujin do ndëshkohet. Ja numri ku mund të denonconi

UKT: Kush shpërdoron ujin do ndëshkohet. Ja numri ku mund të denonconi

Publikuar më: 15:23 28-06-2017

Për çdo kënd që do shpërdoroj ujin do ketë masa ndëshkuese.
UKT në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës kanë ngritur disa grupe monitoruese për të mos lejuar shpërdorimin e ujit.
Këto masa po merren nga mungesat e ujit për shkak të thatësirës së zgjatur.
Sipas UKT, shpërdorimi pa kriter i ujit të pijshëm ndikon në furnizimin normal në të gjithë rrjetin e shpërndarjes, çdo shkelje a shpërdorim i ujit do të ndëshkohet sipas ligjit.
Bashkia e Tiranës u bën thirrje administratorëve të pallateve që të tregojnë një kujdes më të madh, të kontrollojnë vazhdimisht funksionimin normal të pompave dhe depozitave, për të mundësuar maksimumin e furnizimit me ujë të pijshëm, duke eliminuar çdo shpërdorim të mundshëm të tij.
Për disa zona të izoluara, të cilat janë edhe pika fundore e rrjetit të shpërndarjes të ujit, në të cilat mund të vërehen kufizime, Ujësjellësi i Tiranës thotë se ka marrë të gjitha masat, duke vënë në dispozicion botet e ujit në mënyrë periodike.
UKT ka vënë në dispozicion numrin pa pagesë 0800 44 88 për të raportuar çdo rast ndërhyrje apo shpërdorimi të ujit të pijshëm nga persona të papërgjegjshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107