INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bien me 33.6% numri i lindjeve për këtë periudhë të parë të vitit

Bien me 33.6% numri i lindjeve për këtë periudhë të parë të vitit

Publikuar më: 15:26 28-06-2017

Edhe në muajt e para të këtij viti shihet një rëne në numrin e lindjeve dhe shtim të vdekjeve.
Sipas një publikim tre fundit të INSTAT shtresa natyrore e popullsisë pasqyron një rënie me 33.6% në krahasim me të njëjtën përiudh një vit më parë.
Situata më problematike paraqitet në qarkun e Korçës ku numri i vdekjeve tejkalon më 160 numrin e lindjeve.
Numri i lindjeve për tremujorin e parë 2017, rezulton 6.880 duke shënuar një rënie me 4,0 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016.

Numri më i ulët i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 138 lindje, me një rënie prej 10,4 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016.

Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 2.087 lindje, të cilat shënojnë rritje me 1,5 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016. Qarku i Tiranës dhe qarku i Vlorës janë qarqet e vetme që pësuan rritje të numrit të lindjeve në tremujorin e parë 2017, krahasuar me tremujorin e parë 2016, edhe pse kjo rritje rezulton shumë e vogël.

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945