INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ukrainë-Poloni, tifozët përleshen me njëri-tjetrin [VIDEO]

Ukrainë-Poloni, tifozët përleshen me njëri-tjetrin [VIDEO]

Publikuar më: 18:46 21-06-2016

Mesa duket përleshjet mes tifozerive në Francë nuk kanë fund dhe kjo përbën një ndër çeshtjet më problematike për mbarëvajtjen e këtij Europiani. Nëse herët e tjera ka ndodhur mes tifozerive të ndryshme, këtë herë ka ndodhur mes  vetë polakëve, raporton Reuters. Mijëra tifozë të zjarrtë polakë që njihen për huliganizmin e tyre,  mbushën rrugët e ngushta të lagjes “Vieux Port” (Porti i vjetër) në qytetin bregdetar, duke konsumuar alkool, duke kënduar, e më pas duke hedhur edhe tymuese përpara fillimit të ndeshjes.

Policia franceze është dashur të ndërhyjë në përleshjet mes tifozëve polakë në qytetin e Marsejës, teksa ka arrestuar dy prej tyre pikërisht përpara sfidës së fundit në grup për Europianin, mes Polonisë dhe Ukrainës. Mirëpo disa media të tjera raportojnë për përleshje mes polakëve dhe ukrainasve.

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021