INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Uells-Belgjikë, sfida për një biletë në gjysëmfinale

Uells-Belgjikë, sfida për një biletë në gjysëmfinale

Publikuar më: 09:30 01-07-2016

Mbrëmjen e kaluar u përcaktua gjysëmfinalistja e parë, Portugalia, e cila do të presë të përballet me fituesen e çiftin Uells-Belgjikë. Skuadra e Bale dhe ajo e Hazard do luajnë sonte në orën 21:00 në stadiumin e Lille, stadium në të cilin është rritur si futbollist Hazard. Uellsi është një prej ekipeve debutuese të këtij edicioni, dhe nën udhëheqjen e Bale ka bërë një paraqitje dinjitoze në të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar deri më tani. Skuadra britanike Bale mposhti Irlandën e Veriut për të arritur deri në këtë fazë. Ndërkohë Belgjika është një prej ekipeve pretendente të këtij edicioni. Belgët arritën të thyenin pa shumë vështirësi  Hungarinë në raundin e 1/8-ve me rezultatin 4-0.

Në dyshim është aktivizimi i Hazard, sepse vuan nga një dëmtim në kofshë, ndërsa e sigurt është mungesa e Vermalen. Të dyja skuadrat kanë treguar formë në rritje me kalimin e ndeshjeve dhe këtë e tregojnë statistikat pasi në radhët e belgëve Lukaku, De Bruyne, Carrasco, Nainggolan, Hazard dhe Mertens kanë gjetur ritmin e tyre, ndërsa në krahun tjetër, Bale dhe Ramsey po kuptohen me sy mbyllur dhe kjo u kuptua në golin e fitores në 1/8-at. Se kush do të kualifikohet në gjysëmfinale, fusha do të japë verdiktin e saj. 

Article Logic
Execution time: 0.0036821365356445