INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Portugalia kualifikohet në gjysëmfinale falë penalltive [VIDEO]

Portugalia kualifikohet në gjysëmfinale falë penalltive [VIDEO]

Publikuar më: 00:02 01-07-2016

Portugalia është skuadra e parë që kualifikohet në gjysëmfinale të kampionatit Europian. Dhe këtë e ka arritur falë penalltive, pasi edhe 120 minuta nuk mjaftuan për të shpallur fituesin.

Polonia hyri me gol në fushën e lojës, pasi kalosi shumë shpejt në avantazh. Ishte Lewandowski ai që shënoi në minutën e 2-të. U duk sikur polakët do të kontrollonin lojën, por portugezët barazojnë rezultatin në minutë e 32-të me anë të 18 vjeçarit Renato Sanchez.

90 minutat e kohës së rregullt përfunduan në shifrat e barabarta 1-1. Ndërkohë që në shtesë ndeshja ishte e hapur në të dyja krahët, por askush nga palët nuk e gjeti rrugën e rrjetës. Në gjuajtjen e 11 metërshave, portugezët janë treguar më të saktë duke shënuar të 5-ta gjuajtjet, ndërsa nga skuadra polake gaboi Blaszczykowski. Në gjysëminale Portugalia do të ndeshet me fituesen e çiftit Belgjikë-Uells.

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816