INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ua e priste mendja? Zbulohet cila nga prezantueset do të zëvendësojë Eneda Tarifën në 'Portokalli'

Ua e priste mendja? Zbulohet cila nga prezantueset do të zëvendësojë Eneda Tarifën në 'Portokalli'

Publikuar më: 21:33 22-02-2021

Javën që lamë pas, me anë të një postimi në Instagram, Eneda Tarifa njoftoi largimin nga “Portokalli”.

Ajo shkruante se e kishte marrë malli të ngjitej në skenën e spektaklit dhe me pranimin e propozmit sezonin e kaluar nga produksioni e kishte “nxjerrë mallin”.

Mirëpo si duket kemi të reja! 

Nevina Shtylla mund të jetë prezantuesja e re emisionit të humorit “Portokalli”.

Burime për “RevistaWho.Com” kanë zbuluar se moderatorja e njohur prej disa ditësh ka qenë në mbledhjet e stafit të programit për sezonin e ri që nis për pak javë.

Pritet që në ditët në vazhdim ky lajm të konfirmohet dhe të zbulohen detaje të tjera për ndryshimet e spektaklit të humorit.

Nevina ka mbaruar prej pak kohësh në ekranin e “Top Channel” pasi rubrika e saj në “E Diell” mbaroi.

4BA30074-86DD-45ED-AC66-8B61D9E9E260-600x491.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215