INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U zbuluan DETAJE nga DASMA e tyre, partneri i Dafina Zeqirit bën reagimin e papritur

U zbuluan DETAJE nga DASMA e tyre, partneri i Dafina Zeqirit bën reagimin e papritur

Publikuar më: 14:36 27-11-2023

Viti i ardhshëm do të nisë me dasma! Këngëtarja Dafina Zeqiri e njoftoi vetë lajmin emocionues pak kohë më parë, ku tha se do të kurorëzojë dashurinë me partnerin e saj Kreshnik Gjergjin.

Megjithatë, përpos lajmit të madh që ndau me fansat, artistja u tregua e rezervuar për detajet, e të gjithë jemi kuriozë të dimë sesi do të organizohet dhe cilët do të jenë të ftuarit.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, “Prive” zbuloi se Dafina dhe Kreshniku nuk do të presin gjatë deri në verë apo vjeshtën e vitit që po vjen. Sipas tyre, numri i të ftuarve do jetë i kufizuar dhe nuk do të kalojë 100 persona. Gjë që është mohuar nga Kreshniku.

Ai ka publikuar një screenshot të këtij lajmi në Instagram, ku shkruan: “Inshallah po na thërrasin edhe neve se qenka lista e ngushtë boll!”.

-640-0-img-6229-155_1.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0070319175720215