INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U vra një natë më parë/ Dalin detajet e para

U vra një natë më parë/ Dalin detajet e para

Publikuar më: 07:39 09-07-2019

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 57 vjeçarit Gramoz Nako në Korçë.

Mësohet se dy plumba janë gjetur në trupin e viktimës ndërsa një plumb tjetër në zonën e krimit.

Ka qenë bashkëshortja e viktimës ajo e cila kur ka hyrë ne shtëpi e ka gjetur 57-vjeçarin të pajetë.

Sakaq, viktima baba i dy fëmijeve sapo ishte kthyer me bashkëshorten nga SHBA dhe do të qëndronte disa ditë pasi kishte vëllain e sëmurë.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Article Logic
Execution time: 0.0034608840942383