INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tremb i gjithë ''Instagram-i''! DETAJI në foton e fundit të Kylie Jenner do ju lërë ''me gojë hapur''

U tremb i gjithë ''Instagram-i''! DETAJI në foton e fundit të Kylie Jenner do ju lërë ''me gojë hapur''

Publikuar më: 16:50 04-02-2019

Bota sociale ka një marrëdhënie shumë të vrullshme dashuri-urrejtje me iluzionet optike.

Së fundmi Kylie Jenner në postimet e fundit në profilin e “Instagram” i ka bërë fansat të ngrenë shumë pyetje. Përveç unazës së florinjtë në dorën e saj, që thuhet se mund të jetë një propozim martese nga i dashuri Travis Scott.

Po të shini me kujdes në dorën e ekspozuar të Kylie, në pamje të parë duket sikur janë 6 gishta. Kështu ka komentuar një fans, ndërsa një tjetër ka qenë më i prerë në përcaktimin e tij: “Duket sikur janë 5 gishta tregues, të gjithë të barabartë”.

Fansat kanë debatuar goxha me njëri-tjetrin dhe një zgjidhje është dhënë për këtë situatë. Mesa duket thonjtë e modeles janë më të gjatë se herët e tjera, dhe në këtë mënyrë zërat janë shuar disi, por dueht pranuar se iluzioni është tepër i frikshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0024781227111816