Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas një përgjigjeje të drejtpërdrejtë ndaj një pyetjeje të zakonshme nga ndjekësit: “A je kon najherë drunk n’prime?”
Në një InstaStory të publikuar së fundmi, Hamiti reagoi me humor dhe sinqeritet:
“Hahahaah kurrë!”, shkroi ai.
Moderatori sqaroi edhe raportin e tij me alkoolin:
“Nuk jam fans i madh i alkoolit, por rrallëherë ndonjë gotë sa për ‘gëzuar’. Ata që më njohin e dinë që edhe në festa, shumicën e kohës pi ujë.”
Me humor për veten, ai shtoi:
“E di që jam i mërzitshëm”, duke treguar se zgjedh një stil jete më të qetë dhe të kontrolluar edhe në situata me presion të lartë televiziv.









17 Mar 2026 





