INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tallën me Çiljetën që blen byrekë me gjizë, revoltohet moderatorja e famshme [FOTO]

U tallën me Çiljetën që blen byrekë me gjizë, revoltohet moderatorja e famshme [FOTO]

Publikuar më: 17:30 30-06-2017

Të gjithë ju që u tallët me Çiljetën që blen byrekë me gjizë duhet t’i lexoni këto fjalë të moderatores se njohur…

Shume portale të ndryshme kane shkruar për lajmin se këngëtarja e njohur Çiljeta ka ndaluar në një dyqan të thjeshtë për të blerë byrek me gjizë, ashtu siç bëjnë një fakt një pjesë e mirë e shqiptarëve. Por nëse e bën Çiljeta këtë veprim shumë personave ju duket habi dhe fillojnë flasin. Por harrojnë se përtej të qenurit VIP, Cili ka një jetë tjetër dhe të thjeshte madje si shumë personazhe VIP të tjerë. Edhe pse   Çiljeta ka vendosur të mos reagojë lidhur me këtë, ka qenë moderatorja e Top Channel, Albana Osmani ajo e cila ka bërë një reagim në Insta story pas atij lajmi. Megjithatë 32 vjeçarja, Çili njihet tashmë për tipin e saj të çiltër dhe një situatë e tillë nuk e sikletos aspak, pasi të blesh byrekë është shumë normale.

“Lexova një lajm ku diskutohej Çiljeta që blinte byrekë. Sa çudi ee? Se po i pati blerë në Lushnjë nuk do të diskutohej ëëë? Në këtë foto kam dosjen plot dokumenta të fondacionit që sot në 40 gradë e kusur duhet të mbaja radhë, për ti patur! Kam dy bukë që do ua çoj mamasë timë në plazh po sot, sa janë ende të ngrohta. Vetë i bleva, vetë mbajta qeset se nuk kam shërbëtor dhe as nuk do kem ndonjëherë. Sa të kem rini e forcë për të bërë çdo gjë vetë. Dhe çanta ime e kombinuar shumë bukur me veshjen sepse fundja jam vajzë e re dhe pjesë e TV dhe medias ku imazhi ka padiskutim rëndësi. Por kjo s’do të thotë që një byrek i blerë në lagje, në Lushnje apo i bërë nga gjyshja dëmton. Fallcitet në karaktet dhe stisjet janë ato që mbajnë erë gjizë! Big up për të gjitha vajzat që po ia dalin në jetë me forcë e kurajo!” – ka perfunduar moderatorja, Albana Osmani./intv.al/

albana_react.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024271011352539