INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U takuan nga afër, Nicki Minaj bën komentin EPIK për Melindën: B*thë…

U takuan nga afër, Nicki Minaj bën komentin EPIK për Melindën: B*thë…

Publikuar më: 14:39 28-11-2021

Melinda Ademi është sot një nga reperet më të dashura dhe të suksesshme në tregun muzikor shqiptar. Por, vite më parë ajo ka tentuar tregun amerikan. Melinda e filloi karrierën e saj në spektaklin e talenteve “American Idol” në vitin 2011, ku u zgjodh si pjesëmarrëse, edhe nuk arriti një pozicion të mirë. Ajo u kthye në të njëjtën garë dy vjet më vonë, duke arritur në gjysmëfinale. Gjatë këtij talent show Melinda pati mundësinë të vlerësohej nga super yje siç janë J.Lo dhe Nicki Minaj.

E teksa se çfarë i kanë thënë ato në skenë e kemi parë nga videot në YouTube, kuriozë jemi se çfarë ka ndodhur në prapaskenë. Sot, reperja ka qenë e ftuar në “5 data” në Prive ku është pyetur se çfarë i ka thënë Nicki. 

“Takimi ka qenë shumë interesant. Më ka thënë po më pëlqen shumë outfiti yt, a mundesh me u rrotullu? U rrotullova dhe më tha “cute b*tt” [të pasme të lezetshme]” – ka treguar Melinda për komentin e marrë nga Nicki Minaj.

Article Logic
Execution time: 0.0039880275726318