INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U shkarkua nga detyra, ish-kreu i Postës denoncon ministren Ikonomi

U shkarkua nga detyra, ish-kreu i Postës denoncon ministren Ikonomi

Publikuar më: 13:24 05-06-2017

Pas shkarkimeve të shumta nga administratat vjen edhe reagimi i parë.
Ish-kreu i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi në një deklaratë për mediat ka akuzuar ministren e ekonomisë Ikonomi për shpërdorim detyre. Lazimi gjithashtu ka theksuar se këtë çështje do ta ndjek dhe në mënyrë ligjorë
“Sot kam bërë një denoncim në adresë të ministres Ekonomi si pasojë e një urdhri të saj të marrë në shkelje të ligjit. Unë thashë se do ta ndjek në rrugë ligjore këtë urdhër të paligjshëm. Nëse do kishte diçka ligjore do ishte vlefshme të bëhej publik edhe për qytetarët. Të jepej arsyeja. S’ka motivacion shkarkimi im, s’ka të bëjë as me përfshirjen në fushatë elektorale”,- sqaroi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0034120082855225