Një prej lajmeve që askush nuk priste ta lexonte apo dëgjonte sot ishte ai i arrestimit në aroportin e Stambollit të stilistit të njohur, Valdrin Sahiti. "Kosova News" ka bërë me dije se ai ka rënë në prangat e autoriteteve turke teksa u kap nën posedimin e lëndëve narkotike, megjithatë burime të tjera zyrtare për ngjarjen deri më tani nuk ka.
Po ashtu nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga stilisti, me një deklaratë ku flet për lajmet, megjithatë Sahiti ka zgjedhur që të reagojë në një tjetër mënyrë në rrjetet e tij sociale. Kështu, ai ka postuar disa foto nga Dubai, atje ku ndodhet për arsye pune, teksa fotoja e fundit ka qenë 4 orë më parë, ku shfaqet vetë, me pamje nga një prej kullave të shtetit arab.
Njëkohësisht edhe llogaria e tij profesionale vazhdon të postojë punë të tij dhe disa evente që ka për ditët në vijim e mesa duket lajmi i arrestimit nuk ka asnjë të vërtetë, të paktën kështu kuptohet nga këto postime, teksa Valdrini vazhdon i pashqetësuar punën e tij.








10 Dec 2025 





