Tuan dhe Cozman kanë qenë në vëmendjen e mediave rozë dhe publikut ditët e fundit dhe jo, nuk është viti 2016, por artistët janë rikthyer me një bashkëpunim, teksa të gjithë bëjnë pyetjen; "Po vetë a janë ribashkuar?".
Kënga "I Huj", të bën të besosh që mund të jenë rikthyer, ndërsa ka burime pranë ish-ciftit (ose ciftit) që edhe e konfirmojnë ribashkimin, edhe e mohojnë. Ndërkohë vetë Tuna, me anë të një postimi në Instagram së fundmi duket se i ka vënë "vulën" thashethemeve dhe në një farë mënyre e ka pranuar se marrëdhënia mes tyre vazhdon.
Kështu, ajo ka ripostuar një video të një fanse të saj, ku shkruhet: “Tuna na mësoi të mos humbasim kohë kot, se në fund do kthehesh tek toksiku.”
Për fansat e saj, ky ka qenë konfirmimi që prisnin, teksa duken se vazhdojnë ta "duan" Tuan në cift me Cozman, megjithatë ka gjasa që këngëtarja të mos e ketë parë fare cfarë ka ripostuar në Instagram, thjesht mjafton që ka qenë kënga, kështu që vazhdoni ta mbani një fije dyshimi. Fundja e ka quajtur Cozman-in edhe toksik me këtë postim.
Nëse është e vërtetë pastaj, urime!









10 Dec 2025 





