INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U prehtë në paqe! Ndahet nga jeta këngëtari i famshëm [FOTO]

U prehtë në paqe! Ndahet nga jeta këngëtari i famshëm [FOTO]

Publikuar më: 23:14 01-10-2018

Një lajm i hidhur ka tronditur botën e muzikës ditën e sotme.

Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare këngëtari i famshëm francez Chales Aznavour.

Kantautori i cili më parë kishte mbaruar një turne në Japoni u nda nga jeta në shtëpinë e tij.

Ai njihej me emrin Aznavour, por emri i tij i vërtetë ishte Shahnour Varinag Aznavourian.

I lindur në Francë dhe me prindër armen, ai kishte arritur të korrte mjaft sukses, pasi kishte arritur të shiste 100 milionë disqe në 80 shtete të ndryshme.

Pas vdekjes ai u nderua edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ai shkruan në llogarinë e tij në Twitter:

Francez krenar, i lidhur me rrënjët e tij armene, i njohur në të gjithë botën, Charles Aznavour shoqëroi 3 breza në gëzime dhe dhimbje. Kryeveprat e tij, toni i tij, brilanca e tij unike do të jetojnë gjatë.”

francez.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773