INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përjashtua nga OTR?! Enca sqaron për herë të parë dhe të fundit SHERRIN me Noizyn: S’kemi qenë kurrë...[FOTO]

U përjashtua nga OTR?! Enca sqaron për herë të parë dhe të fundit SHERRIN me Noizyn: S’kemi qenë kurrë...[FOTO]

Publikuar më: 23:51 12-11-2018

Me çfarë e ka “kërcënuar” Noizy?! 

Sherri mes Noizyt dhe Encës ishte padiskutim një ndër më të bujshmit që ka ndodhur në shoëbizzin shqiptar, për vetë faktin se ata konsideroheshin “Mbreti dhe Mbretëresha e OTR”.

Siç u bë me dija para disa muajsh, prishja e marrëdhënieve mes tyre erdhi pasi këngëtarja në një dalje publike tha që suksesin e karrierës e ka nisur e vetme, gjë kjo që acaroi Noizyn i cili pretendonte se ka qenë shtylla kryesore e suksesit të saj.

Mirëpo ajo ishte e ftuar këtë të hënë në “NIN” përballë Alaudin Hamitit për një intervistë, ku foli haptazi për të gjitha gjërat e jetës së saj personale dhe profesionale.

Enca në emisionin në fjalë la të kuptohet se nuk ka inate me Noizyn edhe pse i kanë prishur raportet.

”Kemi pasur suksese të mëdha bashkë, jam shumë krenare për ato suksese, për gjithçka që kemi ndërtu. Unë nuk kam armik. Nuk kam bërë asgjë me te keqe për ta lënduar ndyshe nga ç’ka bëre ai. Mesazhi që me erdhi mua ishte më kërko falje publikisht ose do të shkruaj diçka në Instagram . Jo që humba një shok por e kuptova që kurrë se kam pasur një shok.”, ishin fjalët e Encës.

jhist.png

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662