INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një lidhje dhe se dinim? Alketa Vejsiu vë në siklet Rashelin, e pyet për të dashurin dhe ajo përgjigjet troç: O bo bo, dua...[FOTO]

Në një lidhje dhe se dinim? Alketa Vejsiu vë në siklet Rashelin, e pyet për të dashurin dhe ajo përgjigjet troç: O bo bo, dua...[FOTO]

Publikuar më: 23:36 12-11-2018

Rasheli është një ndër vajzat më seksi dhe më të komentuara shqiptare. Postimet në rrjetet sociale e bëjnë atë të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo është shumë aktive në Instagram ku ndan me ndjekësit e saj foto të ndryshme të cilat pëlqehen shumë nga ata.

Rasheli aktualisht është konkurente në “Dance With Me” ku shpesh është në qendër të kritikave të jurisë, por dy puntatat e fundit, trofeu i mbrëmjes pikërisht për të dhe Seldin. Por a ka një mashkull në jetën e Rashelit? Është Alketa Vejsiu ajo që i bëri një pyetje të tillë mbrëmjen e sotme dhe Rasheli e mohoi diçka të tillë.

“Rashel, a është dikush në jetën tënde, pra a je e dashuruar?” – e pyeti moderatorja Alketa Vejsiu.

Duket se Rashel u vendos në siklet nga kjo pyetje, por arriti ta menaxhojë me shumë lehtësi.

“O bo bo. Dua t’i them gjithë publikut që në momentin që do të kem diçka të tillë për të komunikuar me ta, do t’ua them. Me një fjalë, prisni edhe ca.” – u përgjigj ajo.

shel.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033969879150391