INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfol shumë, Trejsi Sejdini flet pas telasheve me të dashurin në kërkim si boss droge: Unë si Trejsi...[FOTO]

U përfol shumë, Trejsi Sejdini flet pas telasheve me të dashurin në kërkim si boss droge: Unë si Trejsi...[FOTO]

Publikuar më: 15:33 09-01-2020

“Miss Universe Albania”, Trejsi Sejdini, e njohur si “gangsterja e Elbasanit”, ka folur për herë të parë lidhur me thashethemet se i dashuri i saj boss ishte në kërkim për një ngjarje të rëndë.
Modelja ka qenë në qendër të vëmendjes për muaj të tërë gjatë vitit të kaluar edhe për shkak të problemeve me drejtësinë dhe të dashurin Leonard Duka.
Për here të parë pas këtij skandali, Trejsi vendos të prononcohet në emisionin “Glamour Zone”, në RTV Ora. Trejsi shprehet se ndryshe nga si publiku dhe mediat e kanë etiketuar, ajo nuk ka bërë asgjë të paligjshme.
"E vërteta është që shumica e njerëzve, është e prirur që nëse një person publik është e përfshirë në këtë çështje, e gjithë barra bie tek ky person. Unë si Trejsi nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e askujt, qofshin të vërteta apo të pavërteta. Më vjen turp që më është lakuar emri për këto çështje. Trejsi nuk ka lidhje me asgjë të paligjshme. Unë nuk kam lidhje me asnjë person, që ka lidhje me bandë.", u shpreh ajo.

SHIT.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936