INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfol se Ilda Bejleri u largua nga DigitAlb për shkak të sherrit me të, Shakohoxha flet për herë të parë rreth çështjes

U përfol se Ilda Bejleri u largua nga DigitAlb për shkak të sherrit me të, Shakohoxha flet për herë të parë rreth çështjes

Publikuar më: 20:50 05-08-2019

Komentantori sportiv Dritan Shakohoxha ka reaguar për herë të parë për largimin e Ilda Bejlerit pas 11 vitesh nga SuperSport dhe për sherrin që u përfol mes tyre.

I ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Pushime On Top’, Shakohoxha u shpreh se ka qenë ai i pari, që e ka marrë Ildën në televizion bashkë me djemtë e stafit.

Sipas komentatorit, gjatë gjithë këtyre viteve janë ndërruar shpesh personazhet dhe këtë verë ndodhi e njëjta gjë.

‘Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner përveçse brigadier dhe në periudhën e verës e rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe ata që kanë ikur, kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Unë e kam marrë në fillim në televizion [Ildën], bashkë me djemtë e stafit dhe ne vendosëm që ajo të shihte dhe opsione të tjera, në një kanal tjetër. E përjetoi me emocion largimin nga Digitalb por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundesinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste…’, tha Shakohoxha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875