INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfol se është në lidhje me Noizy-n, modelja e njohur lë modelingun prej të dashurit xheloz [FOTO]

U përfol se është në lidhje me Noizy-n, modelja e njohur lë modelingun prej të dashurit xheloz [FOTO]

Publikuar më: 19:58 10-08-2017

Fotot nga Bali në Indonezi i hodhën benzinë zjarrit se ajo është në lidhje me Noizy-n. Bëhet fjalë për Kristin Prengaj, modelja bukuroshe e cila u bë një ndër personazhet më të përfolura prej pamjes së saj. Ajo nisi modelingun dhe lajmet për të ishin të shumta, për fotot seksi, lidhjet e përfolura, pushimet luksoze. Por tashmë prej disa kohësh biondja seksi po u mungon rrjeteve sociale dhe lajmeve.“Gazeta Shqiptare” ka mësuar se Kristin ka hequr dorë nga modelingu dhe fama për t’iu përkushtuar lidhjes së saj të dashurisë, jo me Noizy-n. Bëhet me dije se modelja po bashkëjeton me të dashurin e saj në Athinë, ku djaloshi fatlum ka disa biznese. Kohët e fundit kanë qenë të shumta postimet e saj me të dashurin, por duke zgjedhur të mos ia publikojë imazhin. Udhëtimet me të kanë qenë të shpeshta, ndaj Kristin e kemi parë që brenda një muaji ka postuar foto nga Bali, nga Spanja, por edhe nga Mykonos.

kristi.png

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275