INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfshi në një sherr në Dhërmi, reagon Gaz Paja: Ju tregoj si është e vërteta! [VIDEO]

U përfshi në një sherr në Dhërmi, reagon Gaz Paja: Ju tregoj si është e vërteta! [VIDEO]

Publikuar më: 20:10 10-08-2017

Ditën e sotme është publikuar një video në media, ku aktori i njohur i humorit, Gaz Paja është parë duke debatuar me një djalë të ri në plazhin e Dhërmit dhe për të normalizuar situatën ka ndërhyrë edhe Policia. Mirëpo pas gjithë kësaj “rrëmuje” ka reaguar vetë Gazi, i cili ka thënë për “Panorama” se nuk ka qenë pjesë e asnjë sherri, por ka ndërhyrë në shmangien e një “idiotësie”, siç e quan ai vetë, mes dy grupeve të rinjsh.

“U zunë dy grupe me njëri-tjetrin dhe unë u gjenda aty dhe i ndava, kaq. Nuk më kanë shoqëruar në polici, siç shihet edhe në video unë iki. Unë u futa që i ndava grupet.
Mirësinë time e kanë shfrytëzuar”, shprehet aktori ndërkohë që konfirmon se sherri ka ndodhur për një motor uji.
“Unë kam një biznes këtu në Dhërmi, dhe i pashë nga tarraca e biznesit tim, dhe duke qenë se i njihja të dyja grupet shmanga një idiotësi”, ka përfunduar Gaz Paja.

Article Logic
Execution time: 0.0031800270080566