INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U ndanë përsëri? Ky detaj i tregon të gjitha dhe duket se gjërat mes Oriolës dhe Eros janë serioze këtë herë

U ndanë përsëri? Ky detaj i tregon të gjitha dhe duket se gjërat mes Oriolës dhe Eros janë serioze këtë herë

Publikuar më: 17:31 05-11-2020

U bë goxha kohë që nuk dëgjojmë të reja dhe nuk kemi parë as komente e foto të ëmbla nga Eros Grezda dhe Oriola Marashi.

Kjo ka shqetësuar fansat të cilëve u ka rënë në sy ky detaji dhe kanë nisur nga vëzhgimet, duke zbuluar se dyshja nuk ndiqen më në Instagram.


Madje, nëse ju hedhim një sy fotove të vjetra të modeles vëmë re se në fotot e tyre nuk ekzistojnë më ‘likes’ dhe as komentet e Erosit.

Mirëpo, kjo ndodh vetëm nëse ata i kanë bërë bllok njëri-tjetrit dhe tregon se këtë herë gjërat qenka më serioze.

 

20201105_130327.jpg20201105_130311.jpg
Megjithatë, nuk mund ta marrim totalisht si të mirëqenë, por na mbetet të presim.

Kujtojmë se i njëjti skenar u përsërit edhe në verë, kur ata e hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami. Asokohe u tha se mes tyre ka patur disa debate xhelozie, por duket se dyshja i hodhi pas të gjitha dhe u rikthyen bashkë.

Ata ishin me pushime në Turqi dhe bënin shpesh postime romantike. Ndërkohë, mediat raportuan edhe se ata mund të jenë fejuar dhe në gishtin e modeles kemi parë shpesh një unazë.

Article Logic
Execution time: 0.0036108493804932