INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'U mërzit se e imitova ...' Aktorja e Portokalli tregon se si e ndaluan të luante këtë personazh

'U mërzit se e imitova ...' Aktorja e Portokalli tregon se si e ndaluan të luante këtë personazh

Publikuar më: 11:25 17-06-2019

Shpeshherë aktorëve u duhet të përballen me situata të sikletshme në momentin që vendosin të imitojnë në skenën e një spektakli apo show humori, një personazh të njohur për opinionin publik.

Delinda Disha, aktore e njohur e “Portokalli”-së ka ngjitur në skenë disa personazhe si Drejtoreshën e Tatimeve, Eni Vasilin apo Jonida Shehun. Shumica e ka pritur me pozitivitet imitimin që ajo ka bërë por ka patur edhe nga ata që janë mërzitur dhe ia kanë shprehur në sy Delindës këtë gjë.

E ftuar në emisionin “Thumb”, aktorja e njohur ka treguar se dikur ajo ka imituar një sociologe, një zyshë të Psikologjisë mjaft e njohur në rrethin artistik e cila ka reaguar keq ndaj këtij imitimi që iu bë nb skenën e “Portokalli”-së.

“Unë sapo fillova “Portokalli”-në kam pas bërë një socioterapiste, një personazh. Ishte e njohur në rrethin tonë artistik sepse unë imitoja një pedagoge tonë të Psikologjisë. Zysha u mërzit në fakt, u mërzit shumë. Nuk donte që ta vazhdoja. Unë pata një periudhë po fakti që më mori prapë në telefon, ne u takuam pimë kafe. Unë kam marrëdhëne shumë të mira tani. Ishte një dëshirë e saj që mos të vazhdonte më ky personazh. Pavarësisht se mua më ikën lekët. Ishte vetëm një dalje e parë në fillim të sezonit kur unë kam hyrë në “Portokalli”.”- është shprehur Delinda duke shtuar se nuk e luajti më atë personazh pasi kështu deshi vetë ajo, edhe pse në atë kohë pati sukses.

Article Logic
Execution time: 0.0035021305084229