INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U mbajt peng disa ditë, rrëfimi i modeles: Rrëmbyesi duhej të binte në dashuri me mua [FOTO]

U mbajt peng disa ditë, rrëfimi i modeles: Rrëmbyesi duhej të binte në dashuri me mua [FOTO]

Publikuar më: 09:23 17-07-2018

Nuk është aspak një pjesë filmi por është historia e vërtetë e një modeleje britanike e cila u rrëmbye në Itali .

Gjatë rrëfimit të saj për mediat ajo ka treguar atë cka përjetoi edhe pse shumë njerëzve iu duk histori e pabesueshme.

Por ç’ndodhi me 20 vjeçaren Chloe Ayling e cila u mbajt peng plot 6 ditë.

Ajo kishte shkuar në Milano pasi dikush i kishte premtuar një set fotografik dhe do të takonte një 33-vjeçar të quajtur me Lukasz Herba.

Por kur mbërriti asaj iu injektua një lloj droge dhe u dërgua në nje fermë të largët.

Rrëmbyesi e lidhi, i mbylli gojën dhe e futi në një çantë.

Modelja rrëfeu se u tmerrua kur pa se ku e kishin dërguar ndërsa rrëmbyesi i kishte treguar se do të shitej si prostitutë nëse nuk i jepte 300.000 euro.

Por ai po ashtu e kishte pyetur nëse ajo mund ta puthte dhe të kishin një marrëdhënie.

Dhe në këtë moment, rrëfen Ayling, mendoi se ishte e vetmja mënyrë që mund të arratisej dhe të shpëtonte.

"Duhej ta bëja rrëmbyesin të binte në dahsuri me mua. Sa më shumë që filluam të flisnim, aq më shumë lidhja formohej dhe sapo kuptova se ai po fillonte të më pëlqente, e kuptova se duhej ta përdorja këtë në avantazhin tim,"- tha ajo për 'The Guardian'.

Herba, i cili është nga Polonia, është dënuar me 16 vjet burg pasi është shpallur fajtor në një gjykatë italiane në Milano.

Në mbrojtjen e tij, Herba u shpreh se e kishte takuar vajzën dhe kishte rënë në dashuri me të dhe se donte të krijonte një skandal për ta ndihmuar në karrierën e saj.

3.PNG

2.PNG

1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264