INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Llavë e shkëmbinj mbi anijen me turistë, 23 të plagosur në Hauai [VIDEO]

Llavë e shkëmbinj mbi anijen me turistë, 23 të plagosur në Hauai [VIDEO]

Publikuar më: 09:39 17-07-2018

Llava dhe shkëmbinjtë e hedhur nga vullkani Kilauea në Hauai goditën një anije  turistike, duke plagosur të paktën 23 persona.

Një nga shpërthimet e vullkanit në bregun e detit hodhi në ajër shkëmbinj dhe mbeturina të tjera që ranë si shi mbi varkën fatkeqe.

Mësohet se një prej pasagjerëve theu këmbën, ndërsa të tjerë pësuan djegie të gradave të ndryshme, por asgjë e rrezikshme për jetën.

Vullkani Kilauea është një prej më aktivëve në botë dhe gjatë javëve të fundit ka shkatërruar qindra shtëpi e ndërtesa të tjera në Hauai, por vetëm një person ishte plagosur.

Incidenti i fundit me kaq shumë të prekur ka bërë që autoritetet të nisin hetimet dhe duket se barka me turistët kishte lundruar përtej kufirit të sigurisë për të parë spektalin e ofruar nga vullkani, të cilin për pak e paguan shumë shtrenjtë.

Article Logic
Execution time: 0.0038068294525146