INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U masakrua në Itali, mbërrin pranë familjarëve trupi i pajetë i Anxhela Meçanit

U masakrua në Itali, mbërrin pranë familjarëve trupi i pajetë i Anxhela Meçanit

Publikuar më: 13:12 29-06-2018

Trupi i pajetë i 20-vjeçares Anxhela Meçani, e cila u vra në Itali, ka mbërritur pranë familjarëve ditën e sotme.

Viktima ka gjetur vdekjen në 10 qershor të këtij viti në rrethana ende misterioze.

Policia italiane dyshon se 20-vjeçarja shqiptare, e cila punonte si prostitutë është dhunuar barbarisht dhe është hedhur në rrugë nga një makinë në lëvizje.

Trupi i saj u zbulua nga një dëshmitar i rastësishëm.

Meçani ndërroi jetë në spital nga plagët e rënda, ku fjala e fundit që ka thënë ka qenë: 'Rash nga makina'.

Ende nuk dihet pse Anxhela ka bërë këtë deklaratë, kë ka mbrojtur dhe cila është e vërteta që mori me vete.

Article Logic
Execution time: 0.0026040077209473