Lulzim Basha ka treguar planin e opozitës për të kundërshtuar projektligjin e qeverisë për Teatrin Kombëtar.
“Kemi plan të qartë për Teatrin Kombëtar. Ne do ta kundërshtojmë këtë projekt grabitjeje, me te cilin Edi Rama do të marrë 50% të milionave të drogës.
Së pari, do e kundërshtojmë ne seancën e 5 korrikut me të gjitha format këtë grabitje. Në çdo instancë te Kuvendit.", tha Basha
Kreu i opozitës kërkon që të njëjtën kundërshti ndaj këtij projektligji të mbajë dhe presidenti Ilir Meta, i cili sipas Bashës duhet ti vendosi veton ligjit.
'I kërkojmë presidentit që të mos bëhet pjesë dhe ti vërë veton çfarë do lloj ligji që Edi Rama dhe kupola e tij grabitqare duan të kalojnë në parlament', thekson Basha
Por nëse qeveria vijon me bindje dhe miraton projektligjin e prezantuar publikisht një ditë më parë opozita paralajmëron protesta popullore kundër tij.
'Patjetër që do protestojmë, do tiu bashkohemi qytetarëve në protestë për të ndaluar këtë grabitje" paralajmëron kreu opozitës.








28 Nov 2025 





