INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U larguan nga PËRPUTHEN, por Andi dhe Jasmina nisin bashkëjetesën?! Ky DETAJ flet shumë!

U larguan nga PËRPUTHEN, por Andi dhe Jasmina nisin bashkëjetesën?! Ky DETAJ flet shumë!

Publikuar më: 19:39 02-05-2021

Pak ditë më parë Andi dhe Jasmina u larguan nga emisioni “Për’puthen” mes zënkave dhe puthjeve. Ata u shprehën se do ta vazhdojnë njohjen e tyre jashtë, larg syrit të publikut. Por, produksioni u ka bërë një kërkesë që të rikthehen pas një muaji dhe të rrëfejnë ecurinë e lidhjes së tyre.

Në rrjetet sociale po qarkullon lajmi se tashmë Andi dhe Jasmina kanë nisur bashkëjetesën.

Andi ka postuar në rrjetet sociale një video ku tregon se vëllai i tij i erdhi surprizë nga Amerika në shtëpinë e tij. Ndërkohë në sfond dëgjohet edhe e qeshura e Jasminës.

Nuk dihet nëse çifti ka marrë një hap të rëndësishëm në jetën e tyre, por kjo mbetet për tu parë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031988620758057