INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U largua nga ''Portokallia'', Olsi ka dy fjalë për Florjanin, ja si i përgjigjet ai [FOTO]

U largua nga ''Portokallia'', Olsi ka dy fjalë për Florjanin, ja si i përgjigjet ai [FOTO]

Publikuar më: 11:20 06-10-2018

Aktori Olsi Bylyku i njohur nga të gjithë si Kimikati, deklaroi dy muaj më parë se është larguar nga spektakli i humorit “Portokalli”.

Pak më vonë u mësua se ai la “Top Channel” për të kaluar te “Tv Klan”, ku do ta shohim në emisionin e ri “BE Caffe” së bashku me dy kolegët Bes Kallaku dhe Erion Isai.

Edhe pse po nis një rrugëtim të ri në “Tv Klan”, Olsi vazhdon ta ruajë miqësinë me aktorët e “Portokallisë”.

Kjo vihet re në foton që ka publikuar aktori Florjan Binaj ku lajmëron se të dielën nis “Portokallia” dhe Olsi i uron suksese.

“Suksese te gjithve ju uroj 1 sezon te mbare dhe produktiv , Shume perqafime per te gjithe Zoti ju rujt”, komenton Olsi. “Shume rrofsh Olso!Shume suksese dhe juve!”, i përgjigjet Florjani.

flori-olsi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024209022521973