INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U largua nga emisioni pas sherrit me Robertin, Bleona ka një mesazh për të dhënë: Mos rrini në…

U largua nga emisioni pas sherrit me Robertin, Bleona ka një mesazh për të dhënë: Mos rrini në…

Publikuar më: 16:30 30-11-2021

Mbrëmjen e djeshme në “Love Story”, Bleona dhe Roberti u përplasën ashpër mes tyre. Debati nisi kur Roberi u shpreh se ai e ka krijuar një familje, ndryshe nga zonjat që ka përkrah (referuar Bleonës dhe Jerinës) dhe se Bleona jeton akoma me prindërit.

Kjo nuk u prit mirë nga Bleona dhe debati mes tyre agravoi deri në ofendime. Pas sherrit mes tyre, Bleona ka dhënë një mesazh të fuqishëm në Instagram duke postuar një video të sherrit mes tyre e duke bërë thirrje të pranohet realiteti e jo të qëndrohet në një martesë të dështuar për hir të paragjykimeve.

"Dikush duhet te kete guximin flase per faktin se dashuria njesoj sic lind ashtu dhe vdes! Dashuria vjen dhe shkon… Ne duhet te jemi te ndershem me ndjenjat tona - jo te rrime ne kombinime dhe martesa te deshtuara per shkak te paragjykimeve te shoqerise! Pikerisht per shkak te pargjykimit ka shume njerez qe jetojne nje jete fallco dhe shtirja eshte bere pjese e karakterit te tyre. Ketu njerezit pretendojne qe jane te “martuar”, pretendojne qe jane te “pasur”, pretendojne qe jane te “lumtur”…. Sa mire do ishte sikur te fokusoheshin qe VERTET te ishin te martuar dhe besnike, VERTET te pasur, dhe VERTET te lumtur dhe te permbushur !!! Sa mire do ishte sikur me te vertete ky te ISHTE REALITETI I TYRE!! Ne emer te sinqeritetit dhe besnikerise eshte me e ndershme te realizohet (qofte dhe per nje kohe te shkurter) ajo qe premtohet, se sa nje premtim i rreme qe mezi pret ta thyesh ne cdo moment!! Mos penalizoni sinqeritetin e duartrokisni shtirjen, mos beni “pazare” me dashurine duke dhene premtime qe nuk mund ti realizoni!", shkruan Bleona.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029971599578857