INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kapën sërish MAT! Melisa merr dhuratën e veçantë dhe fansat janë të bindur që i’a bëri Andi! [FOTO]

U kapën sërish MAT! Melisa merr dhuratën e veçantë dhe fansat janë të bindur që i’a bëri Andi! [FOTO]

Publikuar më: 15:30 24-02-2021

Prej kohësh është përfolur se Andi dhe Melisa mund të jenë në një lidhje dashurie. Madje u tha se kjo është edhe arsyeja pse Melisa u largua nga "Përputhen". E gjitha nisi nga një deklaratë e Fatjonit, i cili tha se Melisa është e lidhur me një nga djemtë e "Përputhen" dhe asokohe Andi vazhdonte të ishte pjesë e emisionit.

Më pas dyshes iu publikuan disa foto herë së bashku, e herë kur fansat kapnin detaje.

Si Melisa, edhe Andi i mohuan thashethemet. Madje së fundmi ata publikuan edhe video ku tregonin se do të pinin një kafe për herë të parë pas daljes nga "Përputhen".

Megjithatë thashethemet se ata mund të jenë vërtet në një lidhje kanë vazhduar dhe së fundmi është kapur një tjetër detaj.

Melisa ka veshur këto ditë këmishën e Andit. Andi këtë këmishë e ka veshur në intervistën e tij në "Roped with Olsi".

rtfg.jpeg

 

Teksa po shijon suksesin me këngën e re “U kry”, ajo ndau në rrjetet sociale një buqetë gjigante me trëndafila, brenda së cilës ishte e formuar shkronja e emrit të saj, “M”. 

FSAG.jpeg

   

Dhe gjejeni çfarë, duke marrë shkas nga thashethemet, gjerësisht në rrjet u komentua sikur kjo dhuratë i është bërë nga Andi. Këtë mund ta shihni fare qartë në lajmet që kanë qarkulluar online.

SGGGA.png

 

Dy protagonistët s’kanë reaguar ende lidhur me këtë, por me siguri do ketë ndonjë deklaratë prej tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024380683898926