INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkojnë bashkë? Pas përfundimit të ‘Love Story’, Meri dhe Saimiri tregojnë planet e tyre!

Shkojnë bashkë? Pas përfundimit të ‘Love Story’, Meri dhe Saimiri tregojnë planet e tyre!

Publikuar më: 14:37 24-02-2021

Meri Murizi është vajza e përzgjedhur nga Saimiri mes 21 vajzave konkurente në “Love Story”. Ajo arriti të fitonte zemrën e 33 vjeçarit i cili e zgjodhi në natën finale si të preferuarën e tij për t’u njohur dhe vijuar lidhjen jashtë kamerave.

Në një intervistë për Daily Love Story, Saimiri tha se do të qëndrojë disa ditë në Shqipëri dhe më pas do të niset për Gjermani.

Ndërsa Meri pasi është pyetur nëse e ka në planet e saj një biletë për Gjermani ajo tha se diçka e tillë është në planet e saj, por do ta vendosë bashkë me Saimirin.

Ndërkaq ata të dy kanë nisur takimet e para pa kamera dhe në një story të postuar në instagram shihen shumë të afërt me njëri tjetrin.

“Më kanë pushtuar emocionet. Nuk e besoj ende se çfarë ka ndodhur. Për një moment besova se nuk do më zgjidhte. Kur përmendi që ti Meri ke ëndrra të tjera, unë kam punë të tjera në Gjermani, mendova po më thotë mirupafashim tani. Pastaj kur më tha ti je zgjedhja ime mbeta. Normale në planet e mia kam një bileta për një Gjermani, por do të shohim se çfarë do të diskutojmë dhe do të vendosim me Saimirin”, tha ajo.! 

Article Logic
Execution time: 0.0038878917694092