INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kapën MAT në Maldive, Eda i tha ‘PO’ Serkanit? Dyshja konfirmojnë lidhjen me këto FOTO!

U kapën MAT në Maldive, Eda i tha ‘PO’ Serkanit? Dyshja konfirmojnë lidhjen me këto FOTO!

Publikuar më: 13:30 26-04-2021

Aktorët Hande Erçel dhe Kerem Bursin prej disa kohësh kanë qenë në vëmendje të mediave turke pas aludimeve se mes tyre ka nisur një histori dashurie. Dyshja luajnë bashkë në serialin “Sen Çal Kapimi” (Trokit në derën time) që po transmetohet në Turqi dhe ka patur shumë sukses.


Dyshja ndodhen me pushime në Maldive dhe ndonëse xhirimet e serialit kanë përfunduar ato po kalojnë kohë së bashku. Në fillim denjuan të tregonin se ishin bashkë, por tani ata e kanë treguar me anë të postimeve në rrjete sociale.

Kerem ka publikuar një foto të Handes në Instastory, shoqëruar me një dedikim romantik. “Një pamje e bukur, në një vend të bukur, me një grua të bukur”, ka shkruar ai.

 

Nga ana tjetër, Hande ka publikuar një foto të aktorit buzë detit. “Dhe ti, The B”, ka shkruar ajo krahas fotos, referuar emrit të Keremit në Instagram “The Bursin”.

Veprimet e dyshes janë parë si konfirmim i lidhjes së tyre.

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165