INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kapën MAT, Don Phenom flet për herë të parë publikisht për lidhjen me bjonden bukuroshe! [FOTO]

U kapën MAT, Don Phenom flet për herë të parë publikisht për lidhjen me bjonden bukuroshe! [FOTO]

Publikuar më: 10:28 14-10-2019

Para pak ditësh “Panoramaplus” publikoi foto të reperit Don Phenom, i cili shfaqej me një femër simpatike, për të cilën u tha se është e dashura e saj. Dyshja u fotografua gjatë koncertit të Capital T në Tiranë dhe të gjithë u bëmë kuriozë për identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën Don Phenom-it.

Ajo quhet Anxhi dhe në pozat e saj shfaqet e veshur me marka luksi e bluza grafike, të cilat duket se janë të preferuarat e saj.

I ftuar ditën e djeshme në "E diell", Don Phenom foli për herë të parë për lajmet se ai është i lidhur me bjonden në fjalë duke thënë: "Janë vetëm thashetheme".

"Unë nuk i lexoj portalet, jam i fokusuar vetëm te muzika dhe albumi i ri që po nxjerr. Sa i takon lajmit që qarkullon, në momentin që unë s’e shpërndaj në profilin tim, janë vetëm thashetheme", u shpreh Don Phenom.

paleta.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488