INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kapën MAT disa herë! Me këtë veprim, mos vallë Dojna Mema konfirmoi lidhjen me këngëtarin shqiptar?

U kapën MAT disa herë! Me këtë veprim, mos vallë Dojna Mema konfirmoi lidhjen me këngëtarin shqiptar?

Publikuar më: 13:35 03-12-2020

Moderatorja Dojna Mema është përfolur shpesh herë për një lidhje me këngëtarin Vlashent Sata. Ajo vetë e ka pranuar që është në një lidhje dhe se zemra i rreh fort prej gati dy vite e gjysmë, por pa e pranuar se kush ishte fatlumi.

Madje gjatë emisionit “Why not”, ajo në njëfarë mënyrë e mohoi lidhjen me Vlashentin, por pa dhënë shumë detaje.

Por së fundmi në një video të postuar në instagram, Dojna tregon se ndodhet tek Mrizi i Zanave dhe bashkë me të është edhe Vlashenti, të cilin ajo e tregon në një fragment sekondi gjatë videos ndërsa janë duke drekuar së bashku.

Prezenca e tij i ka rënë në sy edhe ndjekësve të Dojnës të cilët kanë komentuar direkt emrin e Vlashentit, ndërsa disa të tjerë e kanë pyetur kush ishte ai, por Dojna ka preferuar të heshtë duke mos i kthyer përgjigje askujt.

vlashent-dojna-1.jpg

bfb.png

Article Logic
Execution time: 0.0040040016174316