INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na duket neve apo me këtë PUTHJE këngëtari i njohur shqiptar sapo konfirmoi lidhjen me Dojna Memën? [VIDEO]

Na duket neve apo me këtë PUTHJE këngëtari i njohur shqiptar sapo konfirmoi lidhjen me Dojna Memën? [VIDEO]

Publikuar më: 14:35 14-10-2020

Dojna Mema është një ndër moderatoret më simpatike shqiptare, e cila prej vitesh drejton emisione të ndryshme në ekran.

Nëse ju kujtohet, para shumë muajsh ajo është përfolur për një lidhje të mundshme me këngëtarin e njohur Vlashent Sata, por Dojna i hodhi poshtë këto thashetheme duke u shprehur se bëhet fjalë për një projekt të përbashkët dhe asgjë më shumë se diçka profesionale.

Teksa i kishim hequr nga mendja këto thashetheme, pak javë më parë moderatorja e njohur postoi një foto ku shfaqej e kapur për dore me të dashurin e saj, portretin e të cilit nuk na e ka zbuluar, teksa ka shkruar:

“Ne jete duhet te gjesh dike qe te dashuron, kujdeset per ty dhe te ben foto te bukura.

P.s : kriteret e mesiperme nuk jane vendosur sipas rendesise”.

Mirëpo një postim i fundi i këngëtarit jo vetëm që ka shtuar dyshimet, por duket sikur i ka konfirmuar ato.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij një video pak sekondëshe, ku duken siluetat e Vlashentit dhe një vajze që i dhuron një puthje në buzë, na ka shtyrë edhe më shumë të shohim imtësisht imazhin. Ndonëse shumë shkurt, profili i vajzës ngjason shumë me të Dojnës, çka na bën të mendojmë se Vlashenti vendosi “vulën” me këtë postim, duke konfirmuar kështu lidhjen me moderatoren.

View this post on Instagram

Puth

A post shared by Vlashent Sata (@vlashentsata) on

Article Logic
Execution time: 0.0040388107299805