INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kap në gjendje të dehur, burgu i pashmangshëm për portierin Alban Hoxha, gjykata jep vendimin

U kap në gjendje të dehur, burgu i pashmangshëm për portierin Alban Hoxha, gjykata jep vendimin

Publikuar më: 17:34 08-01-2019

Gjykata ka dhënë më në fund vendimin për portierin e Partizanit, Alban Hoxha.

Ai akuzohet për veprën penale të “drejtimit të automjetit në gjendje të parregullt”.

Atij i është dhënë dënimi me tre muaj burgim nga Gjykata e Tiranës, por ky dënim do të pezullohet dhe do të konvertohet në 80 orë punë të detyruar në favor të bashkisë së Tiranës.

Sapo të kthehet nga Turqia, portieri i Partizanit dhe i Kombëtares së Shqipërisë do të nisë shlyerjen e këtij dënimi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0045318603515625